Hapësire reklamuese

Politikë

“Vjosa park Kombëtar tani”, Meta: Nxis autoritetet e larta të BE të përkrahin fuqimisht kauzën

Shkruar nga Newsbomb
“Vjosa park Kombëtar tani”, Meta: Nxis autoritetet e larta

Presidenti Ilir Meta në ditën Botërore të Ujit, u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që të solidarizohen me kauzën e shpalljes së Vjosës Park Kombëtar, në të gjithë gjatësinë e lumit.

Ai shprehet se është përgjegjësia e të gjithëve të mbrojmë këtë trashëgimi të vyer natyrore kombëtare dhe europiane nga çdo projekt shkatërrimtar dhe abuzues.

Kreu i shtetit ndër të tjera shkruan “i nxis të gjitha autoritetet e larta të BE të përkrahin fuqimisht kauzën, që na përket të gjithëve”.

“Me rastin e Ditës Botërore të Ujit, i inkurajoj të gjithë shqiptarët të solidarizohen me kauzën e shpalljes së Vjosës Park Kombëtar, në të gjithë gjatësinë e lumit.

Është përgjegjësia jonë të mbrojmë këtë trashëgimi të vyer natyrore kombëtare dhe europiane nga çdo projekt shkatërrimtar dhe abuzues.

Thellësisht mirënjohës për kontributin e jashtëzakonshëm të aktivistëve mjedisorë, shkencëtarëve dhe akademikëve vendas e të huaj, që i kanë dhënë forcë zërit të komunitetit duke shfaqur në Tiranë, por edhe në kryeqytetet më të rëndësishme të Europës, në Bruksel, Berlin dhe Paris thirrjen që buçet nga lumi: VJOSA PARK KOMBËTAR TANI!

Vjosa ka një rëndësi mbarë europiane. Ndaj duke risjellë në vëmendje edhe rezolutën e Parlamentit Europian për  shpalljen e saj Park Kombëtar, i nxis të gjitha autoritetet e larta të BE të përkrahin fuqimisht kauzën, që na përket të gjithëve. E DUAM VJOSËN DHE DO TA MBROJMË,” shkruan Meta.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll