Tirana
clear sky
5 ° C
5 °
5 °
81 %
1.5kmh
0 %
Pre
15 °
Sht
15 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
10 °
E premte, 16 Prill, 2021
spot_img

VJOSA OSMANI zgjidhet PRESIDENTE e Kosovës, kush është gruaja që theu rekordin e votave në zgjedhjet parlamentare (PROFILI)

spot_img

Lajme të ngjashëm


Vjosa Osmani është Presidentja e re e Kosovës, pas votimit në raundin e tretë në Kuvendin e Kosovës.

Pasi në 2 raundet e para nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme, në raundin e tretë ajo ka arritur të fitojë me 71 vota ndaj kandidatit tjetër Nasuf Bejta, duke u zgjedhur në krye të shtetit për 5 vitet e ardhshme.

Por kush është Vjosa Osmani?

Vjosa Osmani Sadriu u lind më 17 maj 1982 në Mitrovicë, në Kosovë. Shkollimin fillor dhe të mesëm e ka mbaruar në Mitrovicë, ndërsa Fakultetin e Drejtësisë e ka mbaruar në Universitetin e Prishtinës. Studimet Master dhe studimet e Doktoraturës i ka kryer në Universitetin e Pittsburghut në Pensilvani, ShBA.

Ajo është zgjedhur deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës në katër mandate, duke u bërë gruaja më e votuar në histori të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë si dhe politikania e dytë më e votuar në zgjedhjet parlamentare. Në mandatet e kaluara, ajo ka udhëhequr Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme, Komisionin për Integrime Evropiane dhe ka qenë Nënkryetare e Komisionit për Reformë Kushtetuese.

Më 3 shkurt 2020, Vjosa Osmani u zgjodh kryetarja e parë grua e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ndërsa në 5 nëntor 2020, ajo ishte Presidente në detyrë e Republikës së Kosovës.

Gjatë viteve 2006-2010, Vjosa Osmani ka shërbyer si Shefe e Stafit të presidentit Sejdiu dhe Këshilltare e Lartë për çështje Ligjore dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Ajo ka përfaqësuar Presidentin në Komisionin për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe ka qenë anëtare e ekipit përfaqësues të Republikës së Kosovës në rastin para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë lidhur me shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Flet gjuhën angleze, turke, serbokroate dhe komunikon në spanjisht. Jeton në Prishtinë, është e martuar dhe ka dy vajza binjake.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit