Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Vjosa Osmani vlerëson me “Urdhrin e Lirisë” Doris Pack: I keni shërbyer njohjes dhe promovimit të shtetësisë së Kosovës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka vlerësuar me “Urdhrin e Lirisë” ish-anëtaren e bundestagut gjerman dhe Parlamentit Europian, doris Pack, për kontributin që ajo ka dhënë për lirinë dhe shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

“Roli juaj ka qenë shumë i rëndësishëm në gjithë rrugëtimin tonë. Duke filluar nga fundi i viteve ’80 e këtej ju keni qenë promovuese e madhe e së drejtës sonë për liri. Pas çlirimit të vendit, ju i keni shërbyer njohjes dhe promovimit të shtetësisë së Kosovës”, tha Osmani.

Doris Pack në fjalën e saj tha se i kupton mirë sfidat me të cilat përballet një shtet i ri si Kosova. “Për ta njohur mirë Kosovën, secili duhet ta kuptojë të kaluarën e saj”, tha Pack.

Ajo tha se është e gatshme ta ndihmojë sërish popullin e Kosovës, me të cilin tha se ka një miqësi të hershme.

Më shumë

spot_img
spot_img