Kryeministri Edi Rama ka uruar presidenten e re të Kosovës, Vjosa Osmani.
Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se me zgjedhjen e presidentit Kosova ka përmbyllur kuadrin institucional të vendit dhe kështu garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës.
“Zgjedhja e Presidentes së re të Kosovës dje nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës! Qoftë një punë e mbarë dhe e suksesshme për popullin,” shkruan Rama.