Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
0.5kmh
0 %
Hën
20 °
Mar
20 °
Mër
16 °
Enj
20 °
Pre
21 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Vjosa Osmani takon sekretarin e NATO-s: Qëllimi i Kosovës të bëhemi sa më shpejt pjesë e juaja

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me ministen e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, kanë zhvilluar një takim me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stolenberg.

Osmani ka deklaruar se qëllimi kryesor i Kosovës betet anëtarësimi sa më shpejt në NATO.

 “Presidentja Osmani theksoi se synim themelor i Kosovës mbetet anëtarësimi sa më i shpejtë në NATO. Anëtarësimi është i rëndësishëm për ta siguruar paqen në rajon, por edhe për promovimin dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta. Gjatë takimit me të, presidentja Osmani theksoi përkushtimin e Kosovës për të hapur një kapitull të ri të bashkëpunimit me NATO-n, i cili nënkupton përfshirjen e Kosovës në Partneritetin për Paqe. Qëllimi ynë është të bëhemi pjesë e infrastrukturës globale të sigurisë, duke kontribuar për paqen”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu e ka informuar sekretarin Stoltenberg edhe për zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë, duke përmendur edhe marrëveshjen e Brukselit për lirinë e lëvizjes.

“Presidentja e informoi sekretarin Stoltenberg edhe për zhvillimet e fundit në dialogun me Serbinë. Ajo theksoi se Republika e Kosovës i ka zbatuar marrëveshjet e Brukselit për lirinë e lëvizjes dhe i dënoi kërcënimet dhe veprimet e Serbisë dhe të strukturave ilegale të saj në Kosovë”, thuhet në njoftim.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img