Tirana
broken clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
57 %
5.1kmh
75 %
Hën
24 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
26 °
Pre
20 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Vjosa Osmani takohet me Lajçak: Procesi i dialogut me Serbinë duhet rishikuar, institucionet e reja të jenë të informuara

spot_img

Lajme të ngjashëm

a9dcfcda8fdcba1551c80732e0468047

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani është takuar sot me të dërguarin e BE për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, të cilit i ka bërë të ditur se procesi duhet rishikuar.

Sipas Osmanit, institucionet e reja të Kosovës duhet të jenë të informuara në lidhje me procesin e dialogut, për të parë se deri ku është arritur me zbatimin e marrëveshjeve.

“E bëra të qartë në emër të institucioneve të Kosovës dhe atij që drejtor se për ne procesi i dialogut duhet ta ketë një rishikim i cili ndër të tjera do të ndihmojë që Kosova të jetë e përgatitur dhe të respektojë interesat e veta në një proces që bie njohjen reciproke me kufijtë aktual dhe në respektim të Kushtetutës.

Po ashtu, institucioneve të reja duhet t’iu bartet të gjitha informatat dhe ato marrëveshje që janë arritur të shikohet deri ku kanë arritur në zbatimin e tyre, por nga vlerësimi i deritanishëm del se Serbia nuk ka zbatuar marrëveshjet”, është shprehur ajo.

Ndërkohë, vetë Lajçak u shpreh se dialogu nuk është përgjegjësi e një partie politike.

“Dialogu do të vazhdojë, mesazhi im përfundimtar është për unitet politik në Kosovë, dialogu nuk është përgjegjësi e një ane apo partie politike, por e të gjitha partive. Unë do të takoj edhe partitë tjera politike dhe do të ju kërkoj mbështetjen për cështjen e dialogut”, u shpreh i dërguar i BE.

Më shumë

spot_img