Tirana
broken clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
52 %
3.1kmh
75 %
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
14 °
Hën
12 °
Mar
10 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Vjosa Osmani takim me kancelarin Kurz, Macron pret Kurtin në Paris: Ftoj Kosovën e Serbinë të arrijnë një marrëveshje

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka pritur sot kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Paris.

Ndër të tjera gjatë konferencës për mediat, ai ka ftuar Kosovën e Sebrinë të arrijnë një marrëveshje e të gjejnë kompromis.

“Kosova si të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, ka një interes për BE-në, si udhëheqësit ashtu edhe populli i saj. Do të keni mbështetjen tonë. Afërsia me BE-në, normalizimi i marrëdhënieve, për zhvillimin e qëndrueshëm, po ashtu me përfaqësuesin Lajçak, sikur një popull me vullnet të madh politik nga ana e të dyja vendeve në fjalë, juve dhe z.Vuçiq. I ftojë Kosovën dhe Serbinë të angazhohen si evropian në arritjen e një marrëveshje, dhe gjetjen e një kompromisi”, u shpreh Macron.

Ndërkohë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kancelarin Kurtz. Ajo pas takimit ka konfirmuar mbështetjen e plotë të Austrisë për liberalizimin e vizave të Kosovës.  

“Një takim përmbajtësor e miqësor sot me Kancelarin e Austrisë, z. Sebastian Kurz. Austria konfirmoi mbështetjen e palëkundur për të ardhmen Euro-Atlantike për Republikën e Kosovës, si dhe për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës. Kosova mbetet partner i besueshëm dhe i gatshëm për thellimin tutje të raporteve në mes të dy vendeve tona”, shkruan Osmani.

Më shumë




spot_img








spot_img