Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
30 %
4.1kmh
0 %
Hën
2 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
10 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Vjosa Osmani: Serbia rreziku i vetëm i paqes në Ballkanin Perëndimor, duhet të jemi vigjilent dhe të kujdesshëm

spot_img

Lajme të ngjashëm

“Marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njojen reciproke”.

Kështu u shpreh presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një interviste për “EUROACTIV” kur u pyet për versionin e fundit të propozimit franko-gjerman. Edhe pse nuk dhe shumë detaje në lidhje me dokumentin Osmani sqaroi se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia do të garantonte paqen dhe stabilitin në rajon.

“Pra, ne po punojmë për ta arritur këtë. Ky është qëllimi ynë, duke pasur gjithmonë parasysh se ne duhet të mbrojmë dhe ruajmë integritetin territorial të Kosovës, sovranitetin, si dhe karakterin e saj unitar siç parashikohet në Kushtetutën tonë. Ne do të vazhdojmë të jemi konstruktiv, të hapur, të jemi kreativ dhe të bëjmë kompromise kur është e nevojshme, por asnjëherë në atë mënyrë që do ta bënte Kosovën një shtet jofunksional. Kjo është vija e kuqe” tha Osmani

Presidentja Osmani hodhi akuza ndaj Beogradit, duke pretenduar se po përdorë pakicën etnike serbe në Kosovë për interesat e tij. Ajo mandje e ka krahasuar me taktikat që përdori moska para aneksimir të Krimesë në 2014.

“Duhet të jemi shumë vigjilentë dhe të kujdesshëm që të mos i injorojmë këto veprime të Serbisë. Duhet të parandalojmë përshkallëzimin e situatës. Serbia vazhdon të jetë rreziku i vetëm për paqen në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë. Ne duhet ta pranojmë se ekziston një burim jostabiliteti. Është vetëm një dhe po shërben si përfaqësues rus, për fat të keq, duke u shërbyer edhe interesave të krelinit” tha ajo ndër të tjera.

Më shumë


spot_img









spot_img