Hapësire reklamuese

Politikë

Vjosa Osmani pret Presidentin me nderimet më të larta, Meta bën shqiponjën në tapetin e kuq (AGJENDA E PLOTË)

Shkruar nga Newsbomb
Vjosa Osmani pret Presidentin me nderimet më të larta, Meta bën

Presidenti Ilir Meta mëngjesin e sotëm është pritur me ceremoni shtetërore nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Prishtinë, në vizitën e tij të fundit zyrtare si president.

Presidenti Meta gjatë parakalimit në tapetin e kuq bëri edhe simbolin e shqiponjës.

Pas takimit, dy presidentët pritet që të mbajnë konferencë për media.

Më pas, nga ora 11:05, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, do ta presë në takim Presidentin Meta.

Pas takimit me kryeparlamentarin, Meta do të shkojë në Parlamentin e Kosovës për t’iu adresuar deputetëve.

Meta sërish do të jetë me Osmanin për të marrë pjesë në në hapjen solemne të Manifestas në Prishtinë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu