Hapësire reklamuese

Rajoni

Vjosa Osmani paralajmëron: Nuk do të toleroj abuzime me KQZ-në

Shkruar nga Newsbomb
Vjosa Osmani

Presidentja në Detyrë e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur sot se për moscertifikimin e disa subjekteve politike dhe listave të tyre për deputetë nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Osmani në një komunikim për mediat ka paralajmëruar se nëse edhe njëherë abuzohet me KQZ-në si ditën e djeshme, do të detyrohet të ndërmarrë masa.

“I ftoj qytetarët të ruajnë maturinë dhe qetësinë që ta mbrojmë integritetin e procesit zgjedhor. Jam duke punuar afër me partnerët tanë që të kemi prezencën e tyre në këtë proces. Në rast se përballemi me situata të tilla ku abuzohet me KQZ për të shtyrë përpara agjenda partiake nga ana e anëtarëve të KQZ’së do të detyrohem që të ndërmarr të gjitha masat për integritetin e KQZ’së dhe procesit zgjedhor”, ka thënë Osmani

Ndër të tjera Osmani ka theksuar se ajo që ndodhi një ditë më parë në KQZ është e papranueshme. Sipas saj edhe kryetarja Valdete Daka duhet ta përmbush detyrimin e saj ligjor ashtu edhe siç edhe është betuar.

“Ajo çfarë kemi parë dje në KQZ ka qene paprecedentë, e pahijshme dhe e papranueshme për një institucion që duhet të bëj çmos që ta mbrojë integritetin. Në transmetime të drejtpërdrejte u bë presion marramendës nga Drejtorit të Zyrës për Certifikimin e Subjekte Politike si dhe u tolerua dhe u ushtrua presion ndaj drejtorit të kësaj zyre.

Përderisa të gjithë anëtërat japin betim që të kryejnë detyrat në mënyrë të paanshme dhe të përgjegjshëm e poashtu edhe të kryetaresh së KQZ-së që nuk e përfaqëson asnjë subjekt politik. Ajo që ka ngjarë dje e ka lënduar integritetin e KQZ-së. Në asnjë moment dhe në asnjë mënyrë nuk duhet që të biem në kurtha

Pas një mbledhjeje maratonike me shumë debate dhe tensione, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i certifikoi listat zgjedhore me emrat për deputetë të subjekteve politike, Vetëvendosje, Nisma Socialdemokrate dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit. Kjo për faktin që në listat e këtyre partive politike figuronin akoma emra që kanë probleme me ligjin, apo janë të dënuar me formë të shkallës së prerë në tri vitet e fundit”, ka thënë Osmani.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu