Tirana
overcast clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
93 %
1.5kmh
100 %
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
17 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Vjosa Osmani MESAZH për Serbinë në Samitin e Brdo-Brijun: Çoni para drejtësisë autorët e genocidit në Kosovë, janë krime kundër njerëzimit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila ka marrë pjesë në samitin e sotëm të rajonit të Brdo-Brijun të mbajtur në Slloveni, ka thënë se krimet e kryera nga regjimi i Millosheviçit janë krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe genocid.

Osmani shtoi se për Kosovën është e rëndësishme që të kërkojë nga fqinjët (Serbia) që të nxjerrë para drejtësisë autorët e këtyre krimeve të tmerrshme kundër civilëve të pafajshëm.

“Kur flasim për atë se çfarë ndodhi në të vërtetë me viktimat, të mbijetuarit, të zhdukurit nga luftërat. Dhe më e rëndësishmja, kur flasim mbi atë se pse nuk janë prapa hekurave autorët e këtyre krimeve të neveritshme të kryera nga regjimi i Millosheviqit. Përtej detyrës sime si Presidente e qytetarëve të Republikës së Kosovës, është detyrë morale dhe njerëzore e imja të flas të vërtetën mbi atë se çfarë ka ndodhur në vendin tonë. Krimet e kryera nga regjimi i Millosheviçit t’i quajmë me emrin e tyre të vërtetë: Krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Dhe, më e rëndësishmja është të kërkojmë nga fqinji ynë verior, Serbia, të sjellë para drejtësisë autorët e këtyre krimeve të tmerrshme kundër civilëve të pafajshëm”, ka thënë presidentja Osmani, raportojnë mediet në Kosovë.

Sipas saj, në vend të përgjegjësisë po ndodh mohimi i asaj që ndodhi gjatë viteve 90-të në rajon.

“Lidershipi i përgjegjshëm dhe i guximshëm kërkon refuzim të vendosur të një veprimi të tillë të ndyrë”, ka theksuar Presidentja Vjosa Osmani.

Gjatë këtij samiti presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është përplasur me presidentin serb Aleksandër Vuçiç për çështjen e ndryshimit të kufijve, ku Osmani theksoi se kufijtë në rajon janë të pandryshueshëm.

Më shumë




spot_img








spot_img