Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
82 %
2.1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
20 °
E premte, 24 Shtator, 2021
spot_img

Vjosa Osmani kundër Partisë së saj, i kërkon Gjykatës Kushtetuese të shpallë të pavlefshëm dekretin e Thaçit për qeverinë e re

spot_img

Lajme të ngjashëm

84de888722111e1e2f5a123c857caeec

Kryeparlamentarja e Kosovës Vjosa Osmani, del kundër partisë së saj, Lidhjes Demokratike të Kosovës në lidhje me dekretimin e qeverisë së re dhe mandatarit të ri për kryeministër.

Mediat kosovare raportojnë se, Osmani i ka dërguar një letër Gjykatës Kushtetuese ku argumenton pse duhet të shpallë të pavlefshëm dekretin e Thaçit pasi sipas kryeparlamentares, Presidenti ka tejkaluar kompetencat dhe ka shkelur Kushtetutën.

“…kërkoj me respekt nga kjo Gjykatë e nderuar që të shpallë një Aktgjykim, përmes të cilit konstaton se Dekreti i Presidentit Nr. 24/2020 është në kundërshtim me Kushtetutën sepse nëpërmjet këtij Dekreti, Presidenti i vendit ka tejkaluar kompetencat e veta duke ndërhyrë në kompetencat e institucioneve të tjera dhe rrjedhimisht duke rënë në kundërshtim me parimin kushtetues të ndarjes së pushteteve”, ka shkruar Osmani në letrën dërguar Gjykatës Kushtetuese.

Kerkesa e Vjosa Osmanit per… by Newsbomb Albania on Scribd

Më shumë

spot_img