Procesi i votimit të Presidentit të ri në Kosovë ka kaluar në raundin e tretë, pasi në dy raundet e para dy kandidatët Vjosa Osmani dhe Nasuf Bejta nuk arritën të sigurojnë 80 vota.
Në votimin e raundit të dytë, Osmani mori 67 vota dhe Bejta 4, ndërsa 11 vota u shpallën të pavlefshme.
Tashmë në raundin e tretë të votimeve kandidatëve do t’i mjaftojnë 61 vota, por me kusht që në total numri i votave të jetë mbi 80.
Në raundin e dytë të votimeve morën pjesë 82 deputetë, ndërkohë që në raundin e tretë pritet që Vjosa Osmani të zgjidhet si Presidente e Kosovës.
Vjosa Osmani kalon edhe raundin e dytë të votimeve, por ende nuk arrin të zgjidhet Presidente e Kosovës


Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.