Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
Sht
30 °
Die
32 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Vjosa Osmani ia thotë në sy homologut Slloven: Do e padisim Serbinë për gjenocid, ka pasur qëllim të shfarosë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencën e përbashkët për media me presidentin slloven Borut Pahor theksoi se ka koordinim mes institucioneve lidhur me padinë për gjenocid ndaj Serbisë.

Të njejtën gjë e ka cekur dhe më herët kryeministri Albin Kurti.

“Unë jam deklaruar edhe më herët, është dakordim i përbashkët i të tria institucioneve, sepse ne koordinojmë çdo qëndrim me kryeministrin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, dhe padia për gjenocid ka qenë ajo që kemi dakordim të plotë”, tha ajo.

Osmani deklaroi se çdokush që ka pak njohuri lidhur me masakrat që janë kryer në Kosovë ndaj popullit shqiptar, e di fare mirë që ka qenë një gjenocid.

“Për secilin që i njeh masakrat që i ka kryer Serbia në Kosovë, qëllimi i forcave ushtarake dhe policore serbe gjatë luftës së fundit ka qenë shfarosja, pra ky ka qenë qëllimi. Natyrshëm që përgjigjja jonë dhe e ekspertëve është se në Kosovë është kryer gjenocid. Përgatitja nënkupton se duhet të jetë tepër serioze, me hulumtime të thella dhe do të bashkëpunojmë me sicilin shtet që na ndihmon për të arritur drejtësi”, tha Osmani.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img