Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
51 %
1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Vjosa Osmani i shtyn mandatin EULEX-it, zbardhen detaje

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidentja Vjosa Osmani, nëpërmjet një letre drejtuar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell Fontelles, e ka njoftuar atë për vazhdimin e mandatit të EULEX-it edhe për një vit, njofton Zyra për Media e Presidencës.

“Në letrën drejtuar z. Borell, Presidentja Osmani ka njoftuar se EULEX-i do të jetë me mandat teknik, pa fuqi ekzekutive dhe i bazuar vetëm në monitorim, mentorim dhe këshillëdhënie, bazuar në letërkëmbimin e vitit 2018 dhe kërkesave të paraqitura nga Presidentja Osmani në letrën e dërguar më 14 qershor. I njëjti mandat mund të vazhdohet edhe për një vit tjetër, në rast të vlerësimit pozitiv të punës së këtij misioni nga Presidentja e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Presidentja Osmani ka ftuar EULEX-in për mbështetje teknike e këshillëdhënëse në çështjet që derivojnë nga Konventa e Stambollit për parandalimin dhe luftimin e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje.

Ky mandat i EULEX-it është mandat teknik, i bazuar ekskluzivisht vetëm në rol këshillëdhënës, mentorues dhe monitorues në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Më tej, në letër, Presidentja Osmani ka rikonfirmuar përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për ta garantuar sundimin e rendit dhe ligjit, përmbushjen e obligimeve që dalin nga MSA-ja dhe avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. 

Më shumë

spot_img
spot_img