Vjet i vranë vëllain për pazare droge, ja kush është shënjestra e atentatit të sotëm me tritol në Tiranë

Publikuar tek: aktualitet, më 19:49 15-09-2020 Vjet i vranë vëllain për pazare droge, ja kush është shënjestra e atentatit të sotëm me tritol në Tiranë Pamje nga vendngjarja

Detaje të reja bëhen me dije nga ngjarja e rëndë që ka ndodhur sot pasdite tek ura në stacionin e fundit të Tiranës së Re, te ish-parku i autobusave.

Bëhet me dije se makina tip Benz A Class që ka shpërthyer është ndjekur nga një mjet tjetër dhe shëprthimi ka qenë i telekomanduar. Për pasojë dyshohet se kanë mbetur të plagosur dy persona, ku një prej tyre në gjendje të rëndë për jetën, mësohet të jetë Prend Gjini, 51 vjeç i dënuar më parë në Itali për trafik droge.

autori_copy_copy_copy.jpg

Ky shtetas është vëllai i Armando (Tonin) Gjini, i vrarë në Rrëshen mën 12 gusht 2019. I ndjeri u ekzekutua në makinën e tij. 48-vjeçari u ekzekutua në qendër të qytetit, teksa kishte ndaluar automjetin e tij, pasi bashkëshortja e cila e shoqëronte kishte dalë për të blerë diçka në një dyqan aty pranë.

67887098_364258057579936_8611028473470779392_n_1.jpg

E gjitha mendohet se ka lidhje me pazaret e drogës dhe hakmarrjet në veri të vendit. Dyshohet se pjestarë të familjes Gjini kanë gisht në atentatin me snajper që iu bë Kastriot Reçit në Mirditë, ngjarje e cila ende nuk është zbardhur nga policia. Dy familjet Gjini dhe Reçi janë në hasmëri me njëra tjetrën. 

Lexo edhe: Drejtori i Policisë së Tiranës jep detaje: Nga shpërthimi u plagos një kalimtar, shtetas italian. Prend Gjini është në sallë të operacionit (E PLOTË)

Pamjet e mëposhtme janë nga ngjarja e sotme te ish-stacioni i fundit i Tiranë së re

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010640144348145
array(1) { ["section"]=> string(110) "vjet-i-vrane-vellain-per-pazare-droge-ja-kush-eshte-shenjestra-e-atentatit-te-sotem-me-tritol-ne-tirane-220495" }