Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame, ka reaguar lidhur me deklaratën e bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku në një konferencë për mediat postoi një foto të Lames me kostum ushtarak duke thënë: Lamja si Rama, beson se me uniformë ushtarake mbulohen vjedhjet.
Përmes një postimi në “Facebook”, Lame gjerë e gjatë i ka shpjeguar edhe njëherë kryetarit të PD-së dashurinë që ai ka për xhaketat ushtarake qysh në rini.
Lame shkruan se ka ndihmuar në dizenjimin e shumë prej uniformave në ushtri si dhe është duke mbledhur materiale që një ditë të botojë librin e plotë të historisë së Uniformave të Shtetit Shqiptar.
E duke menduar që pasioni i tij për të shkruajtur historitë e mëmëdheut do ketë një kontribut në kujtesën kombëtare, Lame i është kthyer Berishës dhe ndjekësve të cilët kanë përkrahur akuzat e ish-kryeministrit me përgjigjen që Faik Konica iu kthye dikur Fan Nolit
“Dhe unë katrani me bojë, që mendoja se duke shkruar historitë e mëmëdheut, dobëja një punë sado të vockël për kujtesën kombëtare. Tek i shoh më vjen ndër mënd përgjigja që Konica i ktheu Nolit, kur ky e nguci të përkthente në shqipen ndoca vepra të aurorëve të huaj, me qëllim që të qytetëroheshin shqipëtarët. “Imzot -ja ktheu Faik beu- Ja i përkëtheva, po kush do ti këndonjë? Ndër dhjetë çqipëtarë, vetëm njëri di çkrim e këndim. Ndër dhjetë nga ata që dinë shkrim e këndim, vetëm njëri do t’i këndonjë. Ndër dhjetë nga ata që do t’i këndojnë, vetëm njëri do ti kuptonjë. Po a ja vlen të ulem e të bënj tërë këtë punë, për një të vetëm fare çqipëtar?!””, shkruan Lame.
Postimi i plotë:
PËR KË…?
Uniformat i kam dashuruar gjithmonë. Në zborin e Mamurasit isha u vetmi që e kisha
uniformën gjithmonë krëko. Më pas fillova t’i koleksionoj, t’i mbledh nga ishin e nga
s’ishin, të restauroj të vjetrat dhe të mirëmbaj të rejat, t’i vesh sa herë më jepej
mundësia. Të vesh edhe në raste të zakonshme xhaketa civile me hije ushtarake,
apo xhaketa ushtarake me hije civile.
Kam mbledhur qindra syresh, mijëra (mbi 20.000) fotografi me temë ushatarake që
nga ato të kohës së Turqisë, e deri tek këto të fundmet të viteve të Niko Peleshit.
Kam ndihmuar në dizenjimin e shumë prej uniformave në polici e ushtri, që prej
viteve 2000, kur Edi Rama asokohe kryetar i Bashkise krijonte të parën polici
Bashkiake në Shqipëri; e deri tek uniformat ceremoniale të dy a tre vjetëve të
shkuara. Shkruaj për historinë e tyre, dhe mbledh materiale që një ditë të botoj librin
e plotë të historisë së Uniformave të Shtetit Shqiptar.
E në fund?! Në fund mbërrin Saliu, i hedh turmës së të marrëve të vet një foto timen
dhe ata që aq duan, fillojnë:
“-Ky është djali i Ramiz Alisë jashtë kunores. -Ushtari Kim Jongut. -Si Gedafi bisha. –
Komunisti kinez Ten Siao, ka nostalgji për atë kohë. -Cfar e ka Putinin sa shume i
ngjan. -Junta Lame si oficeri i Kim Jong Un. -Gadafi i vogel i Surrelit. -Artan Gebelsi.
-Si Me Qen djali i Fidel Kastros. -Ky asht ma m… qe e ka njoftuar vendi deri sot. –
Mostrat e sorosit -Mafiosi i rrezikshem hajdut i tmershem mbas Rames, Velise. –
Goxha Kelyshe. -FIDEL KASTRA. -Ky eshte Rakici i Serbis vllai i tij. -Ky goj shtremt.
-Kapterr MAHMUTI. -Ky Stalinisti kuq qenka veshur si xhelat. -Ky si fashist. -Ky
gomar vetem gomari blendi Fejziu e interviston. -Duçja i Rilindjes. -Komunist m…”.
S’po vazhdoj më tej, se ishin plot me jashtëqitje.
Dhe unë katrani me bojë, që mendoja se duke shkruar historitë e mëmëdheut, do
bëja një punë sado të vockël për kujtesën kombëtare.
Tek i shoh më vjen ndër mënd përgjigja që Konica i ktheu Nolit, kur ky e nguci të
përkthente në shqipen ndoca vepra të aurorëve të huaj, me qëllim që të
qytetëroheshin shqipëtarët. “Imzot -ja ktheu Faik beu- Ja i përkëtheva, po kush do ti
këndonjë? Ndër dhjetë çqipëtarë, vetëm njëri di çkrim e këndim. Ndër dhjetë nga ata
që dinë shkrim e këndim, vetëm njëri do t’i këndonjë. Ndër dhjetë nga ata që do t’i
këndojnë, vetëm njëri do ti kuptonjë. Po a ja vlen të ulem e të bënj tërë këtë punë,
për një të vetëm fare çqipëtar?!”
Zukerberg të rëntë gjëma, ç’na bëre me atë flamëmadh fejsbuk! U dhe mundësi të
shprehin veten gjithë të marrëve që përndryshe do rrinin gojëmbyllur se mos i zinte
mëhalla me gurë.
S’do mënd që fb ka edhe miliona të tjerë që shkruajnë normal, që komunikojnë si
njerëz, që flasin, debatojnë e shkëmbejnë mendime e ide, por si ç’i thonë llafit,
mjafton një pikë nga ai i robit, për të çuar dëm një qyp të tërë nga ai i bletëve.
Duam s’duam, duhet të vazhdojmë edhe në këtë ambient të themi tonën e të bëjmë
përpara me universin njerëzor, se mendoni sikur qoftë larg Noli ti ishte dorëzuar
arsyes së Faik beut. Sot s’do kishim Rubairat, Don Kishotin, Hamletin, Poen,
Makbethin, e kushedi sa përkthime të tjera të arta.
Edhe unë do vazhdoj në dashurinë time për historinë e ushtrisë së vendit tim dhe
t’ua jap një ditë ta këndojnë atyre që do duan ta dinë.
AL