Aishe Haklaj, motra e vëllezërve Haklaj të Tropojës, ka reaguar pas vendimit të DASH për shpalljen “non grata” të Sali Berishës. Ky është reagimi i dytë nga famikja Haklaj, pas deklaratës së Zylfies disa ditë më parë.
Ajo thotë se familja e saj e ka pritur prej kohësh këtë vendim për ish-kryeministrin.
Teksa e quan Sali Berishën “Sllobodani shqiptar” dhe “Sali bisturia”, Aishe Haklaj ka thënë se Saliu i futi shqiptarët e Kosovës mes dy zjarresh serbe, të cilat vinin nga Sllobodani serb dhe nga Sllobodani shqiptar, Sali bisturia”.
“Qëndrimi i DASH ndaj dinastisë Berisha ishte i shumë pritur për familjen tonë. Ne e kemi pritur këtë qëndrim që në Vitin e zi të 1997, sepse populli e bëri atë që duhej bërë duke e rrëzuar Saliun dhe kliken e tij nga pushteti. Siç duket tani janë pjekur kushtet që të merrej një qëndrim i tillë sepse në ‘97 shteti ishte i krimbur në çdo qelize të tij nga vete Saliu. Drejtësia shqiptare ishte ajo e plepave të Saliut, e cila ishte e komanduara dhe e deleguara e atij faqeziu. Saliu ju mori shqiptareve kafshatën në gojë dhe hyri në politikë për të ç’bërë shtetin shqiptare ashtu siç e ç’bëri dhe për ta sllavizuar atë. Saliu i futi shqiptarët e Kosovës mes dy zjarresh serbe, të cilat vinin nga Sllobodani serb dhe nga Sllobodani shqiptar, Sali bisturia. Shqiptaret e Kosovës kishin dy avantazhe gjatë përpjekjes se tyre për të shkëputur zinxhirët 100 vjeçare të robërisë. Njëri fat ishte se na mbiu Amerika në derë dhe fati tjetër ishte se Saliu nuk ishte në pushtet në kohën e luftës së Kosovës. Gjatë kohës se pushtetit pushtues të Saliut, patriotet, atdhetarët e luftëtarët e lirisë së Kosovës martire u dekonspiruan, u arrestuan, u burgosen dhe u zhduken”, shprehet Aishe Haklaj.
Aishe Haklaj kërkon që vendimi i DASH të jetë vetëm fillimi për Sali Berishën. Ajo kujton vitin 2006, ku sipas saj Berisha i hapi luftë familjes Haklaj, duke nxjerrë emrat e të mbijetuarve në Interpol, si dhe duke u shembur shtëpitë dhe dhunuar varret e të vdekurve.
“Dëshirojme që ky qendrim i DASH të jetë një proces në vazhdim. Ne i kemi parë me sy dhe i kemi prekur me dorë krimet shteterore të Saliut. Në 2006 kur krimi shteteror i Saliut bëri një gjenocid ndaj familjes tonë duke nxjerrë në Interpol të mbijetuarit e familjes tonë dhe duke hapur njekohësisht gjygje të paragjykuara në mungese ndaj të mbijetuarve. E veç këtyre duke na detyruar të largohemi nga atdheu yne dhe duke na shëmbur shtëpinë e dhunuar edhe varret e të vdekurve. Në këtë kohe ju kemi drejtuar edhe ambasades amerikane ku ambasadore ishte Marsi Ris. Gjatë gjithë kohës bënim denoncimet e radhes, por Drejtesia shqiptare ishte e kriminalizuar dhe e kapur nga çbërësi i shtetit dhe vrasesi i shqiptarëve Sali Berisha”, tha ajo për gazetën Shqip.