Vjen lajmi i madh, administrata e Trump publikon sanksionet ndaj Rusisë

Publikuar tek: bota, më 16:05 15-03-2018 Vjen lajmi i madh, administrata e Trump publikon sanksionet ndaj Rusisë Presidenti i SHBA, Donald Trump dhe Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Administrata e Trump ka njoftuar ditën e sotme se do të aplikojë sanksione të reja mbi Rusinë për ndërhyrjen që mendohet që ajo ka bërë në zgjedhje.

Dënimet e reja do të vendosen për 19 rusë, për postimet politike që këta të fundit kanë bërë në rrjetet sociale në fushatën e 2016. Në saksionimet e reja mësohet se është përfshirë edhe Jevgeniy Viktorovich Prigozhin që njihet për lidhjet e ngushta që ka më Presidentin e Rusisë apo si dhe "kuzhinier i Putinit".

Në total administrata aplikoi sanksione të reja që përfshijnë 5 etnitete të reja, duke përfshirë rusët që hiqeshin si shtetas amerikanë për të mbjellë mosmarrëveshje përpara garës presidenciale.

Sanksionet u zbatuan përmes fuqisë ekzekutive si dhe nëpërmjet kundërshtimit të rivalëve të Amerikës nëpërmjet Aktit të Sanksioneve, të cilin Kongresi fillimisht e miratoi këtë verë duke shpresuar që të ushtrojë presion ndaj Trump në dënimin e Rusisë për ndërhyrjen e saj në zgjedhje. Presidenti Trump firmosi dokumentacionin në gusht të vitit të kaluar.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SHBA, Gjermania, Franca reagojnë për vrasjen e ish spiunit rus: Rusia e vetmja fajtore
Vrau aksidentalisht të dashurin, arrest me burg për blogeren e Youtube »
Article Logic
Execution time: 0.012156009674072
array(1) { ["section"]=> string(77) "vjen-lajmi-i-madh-administrata-e-trump-publikon-sanksionet-ndaj-rusise-113366" }