Deputeti Dashnor Sula ka debatur sot në Kuvend me deputetin socialist Pandeli Majko, pas akuzës që bëri duke thënë se në lokalin e jashtë Parlamentit pihet puro dhe hashash.
Në lidhje me këtë akuzë, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, i kërkoi deputetit Sula të kërkojë falje për deklaratën, ndërsa Majko tha se duhan mund të pinë shumë kolegë dhe nuk janë fajtorë për këtë gjë.
Pjesë nga debati:
Sula: Mos mi bëj duart ashtu Pando, se u kap me 20 kg Kajmaku. Ngrini zërin, vini fre qeverisë.
Majko: Shpesh për t’u bërë të besueshëm, ne i biem vetes, e kam fjalën për politikën. Ka shumë kolegë që për arsye të ndryshme pinë duhan, dhe nuk janë fajtorë, por ta trajtosh këtë sikur po ju vret e po ju hapet zemra për fshatarët, mendoj se është e gabuar.
Duke dashur të bëhemi të ndjeshëm, shfaqim të kundërtën. Dua t’iu kujtoj diçka, që ju jeni pjesë e opozitës, që tenton të përfaqësojë moralin e shoqërisë dhe kur ju shikon juve se si jeni sot, mendoj se duhet të jeni të vetëdijshëm, se para se t’i kërkoni mazhorancës, duhet të ktheni dhe kokën nga vetja.