Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
31 %
4.1kmh
0 %
Die
31 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

“Vjehrri më kërcënoi se do të më vrasë”, 36 vjeçarja rrëfen historinë e trishtë: Kam 4 vite që nuk takoj vajzat, më thonë rrugaçe…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 36 vjeçare ka rrëfyer historinë e trishtë të saj, ku thotë se prej 4 vitesh nuk ka takuar fëmijët.

Xhevahire Abrazhda ka thënë në Top Channel se në familjen e ish burrit e trajtonin keq, ç’ka bëri që 36 vjeçarja të kërkonte divorcin.

Ajo shtoi më tej, se iu desh të përballej me kërcënime, ndërsa vajzat iu larguan dhe e quajnë rrugaçe nënën e tyre.

“Kunata dhe vjehrra thonin se vjen nusja e bën magji. Nuk i takoj vajzat prej 4 vjetësh. Ish vjehrri ishte i dhunshëm, më ka kërcënuar dhe në rrugë se do më vrasë. Që kur ka vdekur, ka qenë më e thjeshtë, por babai i ka mësuar që të mos i flasin nënës dhe ta ofendojnë. Më thonë “rrugaçe” sepse ai ia ka dhënë edukatën. Që kur jemi ndarë kështu ka qenë. Jetoj në Peqin dhe jemi 5 minuta larg. Kam punuar si skllave në shtëpinë e tyre dhe nuk kam parë telenovela. E di gjithë Peqini kush jam unë”, rrëfeu Xhevahire  Abrazhda

Më shumë

spot_img
spot_img