Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vjehrri i tij u hodh nga kati i katërt i ‘Shefqet Ndroqit’, deputeti flet për ngjarjen: Ishte një rrufe në qiell të hapur! Hyra në spital dhe e pashë me sytë e mi

Shkruar nga Newsbomb
Gjetani

Deputeti Gjetan Gjetani, ka folur mbi ngjarjen e rëndë te Senatoriumi ku u hodh nga kati i katërt i spitalit vjehrri i tij Hasan Mira, 65-vjeç, duke gjetur vdekjen në vend.

Gjetani në ABC-ja e mëngjesit  tregon se vjehrri i tij kishte shëndet të mirë por shumë vonë e ka kuptuar se ishte infektuar me Covid.

Lidhur me ngjarjen ai nuk bën fajtor mjekët e spitalit, por thotë se qeveria ka shumë mangësi pasi në spital nuk ka një psikiatër.

“Ishte një rrufe në qiell të hapur. Gëzonte një shëndet shumë të mirë. Nga sa më kanë thënë mjekët, kishte mbi dy javë i infektuar. Ka pasur një fizik shumë të mirë dhe nuk e ka kuptuar sëmundje. Sipas mjekëve është konstatuar shumë vonë. Për shërbimin e mjekëve nuk kam asnjë ankesë, por të themi realitetin dhe të jemi të sinqertë nga ana e qeverisë ka shumë mangësi. Në Sanatorium nuk ka një psikiatër, njerëzit me probleme të tilla nuk mund të shtrohen në katin e katërt. Duhet të merren masa që persona me probleme të tilla të shtrohen në katin  e parë. Ishte në një gjendje të mirë shëndetësore, COVID-19 nuk e ka kuptuar fare, kishte mbi dy javë. Doktorët e Burrelit nuk e kanë zbuluar këtë sëmundje. Por kur ka bërë një vizitë në Sanatorium është konstatuar me koronavirus”, u shpreh ai.

Më tej ai thotë se ka hyrë në spital dhe e ka parë vetë vjehrrin dhe kujdesin e mjekëve treguar ndaj tij.

“Sipas mjekëve COVID-19 godet organizmin njeriut në pikën më të dobët. Ka persona që i ka goditur në mushkëri. Në rastin konkret i ka goditur sistemin nervor. Kur unë e kam takuar ka qenë shumë mirë, nuk arrita ta besoj. Në spital kam hyrë, e kam parë me sytë e mi, kam parë edhe angazhimin e përkushtuar të mjekëve. Janë vërtet heronj, pasi përballen edhe me problemet e qytetarëve”, shtoi ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu