Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vjedhje në seri, ARRESTOHEN personat që bënin kërdinë në Elbasan (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb

Zbardhen një sërë vjedhjesh të ndodhura më parë në Elbasan, gjatë zhvillimit të operacionit të koduar “Yamaha” .

Policia bën me dije se janë identifikuar dy prej autorëve, të cilët janë arrestuar ditën e sotme.

I arrestuari është shtetasi me iniciale F. M., 34 vjeç, banues në lagjen "28 Nëntori" Elbasan, dhe autori i dytë i dyshuar shtetasi, E.V., 29 vjeç, banues në lagjen "Luigj Gurakuqi", Elbasan.

Nga veprimet hetimore të kryera nga ana e Policisë Elbasan, është arritur të dokumentohet me prova ligjore se shtetasi F. M., në bashkëpunim me shtetasin E.V., në kohë dhe vende të ndryshme kanë kryer vjedhje të ndryshme në qytetin e Elbasanit si dyqane, motorra, bicikleta dhe konkretisht:

Më datë 05.07.2018 në Lagjen “28 Nëntori”, në katin e parë të një pallati, dyshohet se i kanë vjedhur kangjellat, material alumini, shtetasit G. Sh.

Më datë 05.07.2018, dyshohet se kanë vjedhur biçikletën e tipit "Scott", të shtetasit D.G., banues në lagjen “ 28 Nëntori”, Elbasan.

Më datë 31.03.2018, në lagjen “Visarion Xhuvani”, dyshohet se kanë vjedhur biçikletën me vlerë 30 000 lekë, pronë e shtetases A. B.

Më datë 04.02.2018 në lagjen “Dyli Haxhire”, dyshohet se i kanë vjedhur motomjetin tip “Yamaha”, shtetasit R. K.

Më datë 17.02.2018, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese", dyshohet se kanë vjedhur me thyerje, dyqanin me artikuj ushqimorë të shtetasit A. S., ku kanë marrë pako me cigare të llojeve ndryshme.

Më datë 26.02.2018, në lagjen "Haxhias", dyshohet se kanë vjedhur një motoçikletë tip “PIAGIO”, pa targa në magazinën e shtetasit F. A.

Më datë 27.02.2018, në lagjen "Haxhias", dyshohet se kanë vjedhur me thyerje dyqanin (Byrektore) të shtetasit A. D., ku kanë marrë 10 000 lekë në sirtarin e dyqanit.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore në konsultë të plotë me Prokurorin, u bë ndalimi i shtetasit:

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale të "Vjedhja e kryer në bashkëpunim”, të parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu