Tirana
light rain
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
88 %
1.5kmh
40 %
Enj
26 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
27 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

Vjedhje me armë në Tiranë, autorët me kallashnikovë grabisin varsen dhe orën e pronarit të një servisi

Lajme të ngjashëm

Një grabitje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rugën “Demokracia”, Paskuqan 2, në një servis.

Bëhet me dije se dy persona të paidentifikaur me armë zjarri kallashnikov kanë vjedhur orën e dorës dhe varësen, pronarit të servisit, shtetasit Xh. Sh.

Autorët kanë qenë me një mjet “Smart” dhe kanë ikur në drejtim të Durrësit. Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Tiranes dhe në disa zona të tjera.

“Më datë 01.04.2023, rreth orës 20:45, në rrugën “Demokracia”, Paskuqan 2, në një servis, dy persona ende të paidentifikuar, nën kërcënimin e armës i kanë vjedhur orën e dorës dhe varësen, pronarit të servisit, shtetasit Xh. Sh.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve”, njofton policia.

Më shumë