Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
1kmh
75 %
Hën
9 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Vjedhje me armë në një karburant në Vlorë, lëndohet shitësi

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

07b01aa9f0c34eecdb2d647e63048fe9

Një vjedhje me armë është kryer mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.  

Autori i maskuar, ende i paidentifikuar ka rrahur shitësin, shtetasin V.Rr., 59-vjeç, i cili punonte në një karburant në lagjen “Hajro Çakërri” nga ku ka marrë xhiron ditore të tij.

Policia ka mbërritur në vendngjarje për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit.

Për fatin e mirë, objekti privat ka qënë i pajisur me kamera sigurie, çka pritet t’ia bëjë të lehtë identifikimin e tij. 

Policia ka mbledhur edhe pamjet filmike të objekteve aty pranë.

Për momentin policia nuk ka shoqëruar asnjë person në komisariat si person të dyshuar. Ndërkohë, shitësi ka pranuar se është goditur me sende të forta nga autori.

Njoftimi i policise

Më datë 22.11.2020, në orën 20:30, në lagjen “Hajro Çakërri”, dyshohet se një person ende i paidentifikuar ka tentuar të vjedhë me dhunë në një karburant duke kercënuar punonjësin e karburantit shtetasin V. Rr., 59 vjeç, të cilin e ka goditur me një send të fortë duke i shkaktuar dëmtime të lehta fizike. Autori nuk ka mundur të kryej vjedhjen dhe është larguar me shpejtēsi.

Shërbimet e policisë kanë shkuar nenjëherê në vendngjarje dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img