Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vjedhje dhe mashtrim, arrestohen dy persona në Fier, njëri ishte i shpallur në kërkim

Shkruar nga Newsbomb
Vjedhje dhe mashtrim, arrestohen dy persona në Fier, njëri ishte i

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit pasi akuzohen për për vepra të ndryshme penale, njëri i shpallur në kërkim.

Në pranga ka rënë shtetasi Kujtim Laliçi, 61 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin e datës 24.03.2021, e ka dënuar me 1 vit e 8 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Gjithashtu është arrestuar shtetasi shtetasin A. C., 49 vjeç, banues në Levan, për veprën penale “Vjedhja”, pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur materiale metalike të urës mbi lumin Vjosa.

Njoftimi i plotë i policisë së Fierit:

Vihen në pranga 2 shtetas, një prej tyre në kërkim.

Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Fier, në aksin rrugor Lushnjë-Fier, kapën shtetasin e shpallur në kërkim Kujtim Laliçi, 61 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, me vendimin e datës 24.03.2021, e ka dënuar me 1 vit e 8 muaj burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.

Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas, i kaluan shërbimeve të Policisë Durrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. C., 49 vjeç, banues në Levan, për veprën penale “Vjedhja”, pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur materiale metalike të urës mbi lumin Vjosa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu