Tirana
broken clouds
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
75 %
1.5kmh
75 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
12 °
Sht
9 °
E martë, 31 Janar, 2023

“Vjedhje 430 milion euro?” Balluku: Ku e keni gjetur këtë shifër? U shqetësova dhe pashë kontratat, nuk dilte në asnjë vend

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Energjisë dhe Infrastukturës, Belinda Balluku është duke dëshmuar në komisionin hetimor për inceneratorët lidhur me kontratën e Bashkisë së Durrësit për depozitimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës.

Balluku tha se masterplani i qeverisë i hartuar në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë parashikon qartë se si do të shpërndahen dhe menaxhohen 1.1 milion ton mbetje në vit në të gjithë vendin.

Ajo u shpreh se termi incenerator është i gabuar, pasi bëhet fjalë për impiante të përpunimit të mbetjeve që kryejnë edhe procese të tjera.

Lidhur me Durrësin, Balluku tha se kontrata nuk u amendua. Ajo shtoi se Durrësi paguan për depozitimin e mbetjeve njësoj si Bashkia e Tiranës.

Balluku ironizoi edhe me shumën prej “430 milion euro aferë” që përdoret nga opozita, duke thënë se i ka parë kontratat që ka gjetur pasi mori detyrën, dhe nuk i rezulton një shifër e tillë.

Pjesë nga dëshmia:

Balluku: Kontrata nuk është anuluar, kam dëgjuar sot një shpjegim shumë të mirë nga kryebashkiakja e Durrësit, për emergjencën. Sot ne prodhojmë 1.1 milion ton plehra në vit, dhe sipas këtij masterplani janë shpërndarë se ku do të jenë impianetet e përpunimit, se flitet gjatë gjithë kohës, inceneratorë, inceneratorë. Këta janë impiante përpunimi.

Tabaku: A është amenduar kontrata për të përfshirë Bashkinë e Durrësit, dhe lidhet pikërisht me kapacitetin financiar, unë gjykoj që do të ishte në të mirë të instituciont që të ulet kosto.

Balluku: Unë do vazhdoj aty ku e lashë, 1.1 milion ton plehra që prodhohen gjatë vitit dhe kemi një masterplan, që është studiuar mirë pas emergjencës mjedisore duke nisur nga Sharra që ishte në një gjendje të mjerueshme.

Tabaku: Do t’ju lë kohë të flisni dhe për Sharrën, të mbarojmë këtë rrjedhë pyetjesh.

Balluku: Unë kam rrjedhën time llogjike, s’po më lini. Nëse kjo nuk është përgjigja që ju doni, nuk ju ndihmoj dot. Nëse kjo ju krijon problem, më vjen keq. Kur të qetësoheni…

Në bazë të një masterplani të mirëstudiuar janë të kalkuluara të gjitha mbetjet, flasim për 1.1 milion ton mbetje në vit, të cilat do të shpërndahen sipas këti masterplani në landfile dhe një impiantet e përpunimit, që nuk janë vetëm inceneratorë. Për sa i përket pjesës financiare, Bashkia e Durrësit depoziton me të njëjtin çmim si Bashkia e Tiranës, pse është ndjekur kjo procedurë, për shkak të emergjencës. Mjafton të shikojmë Porto Romanon dhe të kuptojmë se në çfarë katastrofe mjedisore ishte Durrësi. Nuk kemi pasur një amendim të kontratës

Këto kontrata i kam gjetur, por të them të drejtën i kam hapur për të parë se nga del ajo shifra 430 milion euro, se dhe unë jam shqetësuar. 430 milion euro është një abstragim i juaji, pashë kontratat dhe nuk më dilte kjo shifër.

Më shumë


spot_img








spot_img