Hapësire reklamuese

Politikë

"Vjedhja e të dhënave nga E-albania", Meta i bën thirrje SPAK: Kjo qeveri ka ikur nga mendja, shkelje e poshtër

Shkruar nga Newsbomb
"Vjedhja e të dhënave nga E-albania", Meta i bën

Presidenti Ilir Meta ka qenë në Pogradec, ku ka deklaruar se ka denoncuar në SPAK vjedhjen e të dhënave të shqiptarëve nga e-albania.

Meta tha se kjo është një shkelje e papranueshme dhe e poshtër. Sipas tij, kjo qeveri jo vetëm që ka ikur por ka ikur edhe nga mendja, por askush nuk mund të dhunojë të dhënat e qytetarëve.

"Jam sot këtu për të bërë publike kërkesën e presidentit të Republikës, drejtuar SPAK për të hetuar me shpejtësi ngjarjen më të fundit skandaloze, të keqpëdorimin dhe vjedhjet të të dhënave personale të të gjithë shqiptarëve nga PS.

Të dhëna këto që mbrohen me ligj, është një shkelje e papranueshme dhe e poshtër, për të vendosur bazën e të dhënave të qytetarëve, në dorë të një force të vetme politike që ka kapur shtetin. Ajo u bën presion qytetarëve, u përdor të dhënat, me qëllim frikësimin e tyre.

Koha kur qytetarët kishin frikë nga qeveria ka mbaruar që prej 2 Marsit. Kjo qeveri jo vetëm që ka ikur, por ka ikur dhe nga mendja, askush nuk mund të dhunojë të drejtat dhe liritë e shqiptarëve",- tha Meta.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll