Hapësire reklamuese

Politikë

Vjedhja e parave në banesën e Alda Klosit/ Dashnor Sula: Zyrtarët fshehin në shtëpi qindra mijëra euro, nëse hetimet zgjerohen, do dalin në pah...

Shkruar nga Newsbomb
Vjedhja e parave në banesën e Alda Klosit/ Dashnor Sula: Zyrtarët

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, ka reaguar në lidhje me vjedhjen e kryer nga Rozeta dhe djali i saj, Havier Dobi në shtëpinë e Alda Klosit, ish-këshilltares së ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

Në një postim në Facebook, deputeti demokrat thotë se zyrtarë të qeverisë fshehin në shtëpi qindra mijëra euro, ndërkohë që ka paralajmëruar se në rast se hetimi do të zgjerohet, do të dalin në pah edhe shumë “hiena të administratës” që kanë vjedhur qytetarët shqiptarë.

Postimi i plotë i Sulës:

”Nga ferra e vogël del lepuri i madh”

Ekziston një shprehje shumë e bukur popullore tek ne që i shkon shumë për shtat ngjarjes së ditëve të fundit. (Arrestimi i nënë e bir) ”Nga ferra e vogël del lepuri i madh”. Kjo shprehje i jep shumë kuptim ngjarjes së arrestimit nënë e bir pasi kanë vjedhur qindra e mijëra euro në shtëpitë e zyrtarëve të qeverisë. Vjedhja, patjetër është e dënueshme dhe plotësisht dakord me masën e sigurisë që u dha ndaj tyre. Por prokuroria duhet të gjejë “lepujt” e mëdhenj.

Zyrtarët e qeverisë që ndonëse me rroga jo marramendëse në shtëpitë e tyre fshehin qindra e mijëra euro. Nuk besoj se ka ndonjë naiv që të mendoj se ato para që iu vodhen zyrtares A. Klosi e cila ka qenë drejtoreshë e koncesioneve në Ministrinë e Financave janë para nga kursimet.

Si ish-koleg i tyre, inkurajoj prokurorët të hetojnë përtej rastit. Pastruesja dhe djali i saj janë vetëm dy hajdutë, por hajdut njësoj si ata janë edhe zyrtarët që zhvatin taksat e qytetarëve dhe i fshehin ato nën jastëkë e nën dyshekë.

A.Klosi ishte vetëm njëra nga zyrtarët e vjedhur nga nënë e birë, shumë prej zyrtarëve nuk i kanë denoncuar hajdutët sepse ata vetë janë hajdut më të mëdhenj dhe nuk justifikonin dot paratë. Ngjarja e ditëve të fundit është treguesi më i mirë i korrupsionit të shpërndarë në çdo qelizë të administratës dhe duhet të shërbej si një rast për të zgjeruar hetimet më tej, jam i bindur se nëse hetimi zgjerohet pa u ndikuar nga pushteti, do të dalin në pah edhe shumë e shumë hiena të administratës që janë bërë shkas i boshatisjes së qytetareve.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll