Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
6.7kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Vjedhja e llogarive në “WhatsApp, paralajmëron eksperti: Informacionet do të përdoren gjatë fushatës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

5821dd10654da4cae7a3bc2a6f1d2e0e

Ditën e djeshme Policia e Shtetit u bëri thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm për sa i përket llogarive të tyre në rrjetet sociale.

Vjedhja e llogarive në “WhatsApp” është kthyer në një problem, ndërkohë që eksperti Gentian Progni ka shpjeguar në emisionin “Opinion” se si funksionon ky process.

Ai tha se vjedhja e informacioneve ka lidhje me zgjedhjet, pasi sipas tij po sulmohen llogari të gazetarëve dhe personave që lidhen me politikën.

Pjesë nga intervista në studio:

Progni: Nuk është rastësi që po vidhen informacione para fushatës. Unë kam informacion se të dhënat që po vidhen do të përdoren gjatë fushatës për të denigruar imazhe publike ose kandidatë.

Fevziu: Bëhet fjalë për vjedhje të WhatsApp-it apo materialeve që gjendne në të?

Progni: Bëhet fjalë për vjedhjen e materialeve.

Fevziu: E zbrazin WhatsApp-in apo ti je në posedim dhe nuk e kupton?

Progni: Janë të dy metodat. Për personat që e kuptojnë ata bëjnë bllokimin total të WhatsApp-it, bën crash automatikisht kur hap një mesazh bllokohet ose telefonatat nuk i merr dot. Metoda tjetër është që e përdor normalisht WhatsAppin, por të gjithë bisedat kopjohen.

Fevziu: Policia thotë që nuk mund të bëhet pa bashkëpunimin e poseduesit…

Progni: Tek kjo foto, mesazhi i parë që vjen është ky sms që thotë për të aktivizuar WhatsAppin ju kam dërguar këtë kodin.

Ky mesazh mund të vijë edhe nga një person që ti e ke kontakt. Të vjen ky mesazh që thotë: të kam dërguar një mesazh me kod 6 shifror gabimisht, mund ta transferoni tek unë? Në shumicën e rasteve është bërë ky gabim, është dërguar kodi.

Mesazhi është i virusuar dhe kjo i shkon hakerit.

Fevziu: Nëse unë i shkruaj një mesazh me tekst?

Progni: Atëherë nuk ka problem.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img