Hapësire reklamuese

Aktualitet

VJEDHJA dhe MASHTRIMI i IUTECREDIT, qytetarit “i lind” kredia nga hiçi, kompania pranon se është përdorur emri i tij për kredi fiktive

Shkruar nga Newsbomb
Myzafer Zeneli dhe kompania IUTECREDIT

Kompania IUTECREDIT edhe një herë tjetër është bërë pjesë e një skandali të madh me kreditë fiktive, pasi persona të ndryshëm akuzojnë se emri i tyre përdoret për të marrë kredi pa dijeninë e tyre.

Këtë herë është rasti i Myzafer Zenelit nga Golemi i Kavajës, i cili në 28 shtator 2020 shkon pranë një banke për të kërkuar kredi, por mëson se një ditë më parë kishte marrë një kredi tjetër me vlerë prej 1.1 milionë lekësh në IUTECREDIT.

“Unë vajta në një bankë për të marë kredi se më kishin dalë letrat e shtëpisë.  Pas dy ditësh më morën në telefon dhe më thanë që ti ke një kredi tek IUTE CDRETIT, prej 1 milion e 100 mijë lekësh të vjetra. I pyeta cfarë është kjo supermaket se nuk e dija se kisha dëgjuar kurrë në jetën time. Jo më thanë, është bankë”, thotë qytetari për top Channel.

Zeneli iu drejtua zyrave të IUTECREDIT, por ata në vend që ta sqaronin, i dhanë një dokument ku i tregonin se ishte kreditor. Ai thotë se kurrë nuk ka marrë një kredi te IUTECREDIT, ndërsa shkon të bëjë kallëzim penal pranë Drejtorisë së Policisë së Durrësit dhe Vlorës.

”Në policinë e Durrësit më thanë do të shkosh në Vlorë sepse atje është marë kredia. OPGJ-ja sëbashku me shefin e krimeve e morën denoncimin dhe e dërguan në prokurori. Unë po prisja të reagonte shteti,por hic. Shkova dhe në Vlorë bëra dhe atje denoncim dhe më thanë që tek kontrata është dhe një numër telefoni i familjarëve të tu”, thotë ai, por numri i telefonit nuk i përkiste asnjë prej familjarëve të familjes Zeneli.

Kjo skemë mashtrimi nuk përdoret për herë të parë nga IUTECREDIT, pasi denoncimet për këtë kompani janë të shumta, ndërkohë që të marrësh kredi në këto kompani është shumë e thjeshtë, pasi interesi është shumë herë më i lartë se në bankat e tjera.

Pra kompania të jep lekë shumë thjeshtë kur ke nevojë, por të “rrjep” me interesat e larta, duke të detyruar me anë të kontratës që firmos, raporton newsbomb.

Për rastin e Myzafer Zenelit kompania e pranoi që emri i tij ishte përdorur për një kredi fiktive, duke i dhënë një vërtetim se ai nuk është më kreditor deri sa çështjen ta zgjihë prokuroria.





Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.