Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
31 %
4.1kmh
0 %
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
27 °
Die
27 °
Hën
26 °
E enjte, 19 Maj, 2022
spot_img

Vjedhja 713 milionë/Banka e Shqipërisë: Na ktheni paratë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Përveç akuzave të para, për të dyshuarit në vjedhjen e 713 milionë lekëve në Departamentin e Emisionit të Bankës së Shqipërisë kërkohet kthimi i parave. Banka e Shqipërisë ka përgatitur dosjen për ta dorëzuar në Gjykatën e Tiranës, ku do t’u kërkojë punonjësve të arrestuar, 713 milionë lekët e vjedhura.

Dosja është përgatititur nga Avokatura e Shtetit dhe duket se të arrestuarit do të kthehen edhe në debitorë, bën me dije Gazeta Shqiptare.

Kërkesa është shpërblim dëmi dhe do të rëndojë mbi të gjithë ata punonjës që do të shpallen fajtorë.

Skandali i vjedhjes së 713 milionë lekëve u zbulua në 21 korrik të vitit të kaluar. U arrestua asokohe edhe Guvernatori I Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, I cili tashmë është nën akuzë por në gjendje të lirë.

Vala e arrestimeve kapi 17 zyrtarë, ndër të cilët edhe Elivar Golemin, ish-inspektore e Përgjithshme. Mes tyre janë: Dorian Çollaku, Liljana Tusha, Lavdim Cani, Myzejen Belba, Dhimitër Davidi, Bashkim Xhilaga, Fatbardha Gurthi, Bahri Allushi, Gentian Jahja, Mehdi Marku, Emiljano Lamçe, Mehdi Molla, Ilir Dedja, Petrit Ramohitaj si dhe Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzia.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img