Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
34 %
3.6kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Viziton Valbonën për herë të parë, Florjan Binaj tregon incidentin që i ndodhi

spot_img

Lajme të ngjashëm

abcc8158cc46e13e4eb0b58f771d9123

Pjesë e nismës “Taken By Albania” është dhe aktori i njohur Florjan Binaj, i cili luan një rol mjaft të rëndësishëm në videon e realizuar për të promovuar Shqipërinë.

I ftuar pasditen e djeshme në studion e “Ftesë në Pesë” në Top channel me Bieta Sulon, ai tregoi kënaqësinë që kishte marrë nga kjo eksperiencë dhe përfitoi nga rasti për t’u bërë thirrje të gjithë të rinjve që ta duan vendin e tyre çdo ditë.

Flori tha se gjatë xhirimeve kishte patur mundësinë të vizitonte disa prej destinacioneve më të bukura të Shqipërisë, duke përfshirë edhe Valbonën, aty ku aktori nuk kishte qenë më parë.

Flori rrëfeu se udhëtimi nuk kishte shkuar siç e kishin planifikuar, pasi moti i keq i kishte penguar të eksploronin disa pika të njohura të zonës, por të paktën kishin siguruar strehim dhe ushqim nga një familje që jetonte në një fshat afër.

“Me aq pak sa kishin i ndanë pa u menduar edhe rakinë, edhe bukën, edhe gatimet që kishin bërë, ishin me të vërtetë fantastikë”, tha ai.

Si duket as kushtet e vështira të jetesës dhe mungesa e energjisë elektrike që prej muajit maj, nuk e kishin kursyer dashurinë dhe mikëpritjen e tyre.

Untitled-1-5-763x450.jpg

Më shumë

spot_img