Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
2.6kmh
100 %
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
4 °
Mar
4 °
E premte, 21 Janar, 2022

Vizitoi Italinë, Presidenti i Parlamentit Europian vetëizolohet në shtëpi

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

6dadc07c3f5083ee6f8a6e0af7de9303

Ditën e sotme është bërë me dije se Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli pas një vizite në Itali do të vetëizolohet në shtëpinë e tij për 14 ditë.

 

Ai ka thënë se punën e tij do ta vazhdojë nga shtëpia pasi i duhet të qëndrojë dy javë në shtëpi sipas rregullave të protokollit shëndetësor.

“Këshillat e reja të paraqitura nga qeveria italiane zgjerojnë zonën e mbrojtur në të gjithë territorin kombëtar. Kjo ka pasoja të rëndësishme për sjelljen e eurodeputetëve italianë. Për këtë arsye, unë kam vendosur pasi kam qenë në Itali gjatë fundjavës së fundit, si masë paraprake, të ndjek masat e diktuara dhe të ushtroj funksionin tim si President nga shtëpia ime në Bruksel në përputhje me 14 ditët e treguara nga protokolli shëndetësor. Covid-19 i detyron të gjithë të jenë përgjegjës dhe të jenë të kujdesshëm. Është një moment delikat për të gjithë ne. Parlamenti do të vazhdojë të punojë për të ushtruar detyrat e tij. Asnjë virus nuk mund të bllokojë demokracinë”, tha Sassoli.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img