Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
94 %
0.5kmh
75 %
Mar
22 °
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
22 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

Vizitë në ambientet e stërvitjes, Meta me premtime për talentet vlonjatë: Rinia do shpartallojë thellë ekipin e bandave të “Astirit” dhe horrave të Rilindjes

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ndodhet në Vlorë, në prag të zgjedhjeve në vendin tonë. Ai ka vizituar sot ambientet ku stërviten talentet vlonjatë, me numrin një të shtetit që ka marrë ftesën e trajnerit Bardhyl Xhakollari.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Meta shprehet se pas 25 prillit, kushtet ku të rinjtë do stërviten do jenë më të mira. Nuk mund të mungonin edhe disa momente dëfrimi me ata të cilët i quan: E ardhmja premtuese e Flamurtarit dhe Ekipit Kombëtar.

Postimi i plotë i Metës:

Në ambientet e stërvitjes së talenteve të reja të futbollit në Vlorë, me të ardhmen premtuese të “Flamurtarit” dhe Ekipit Kombëtar, ku mjeshtrat e vegjël të ekipit “Vlora B” dhe trajneri i tyre i përkushtuar Bardhyl Xhakollari më ftuan për një miqësore. U premtova se pas 25 Prillit, kur rinia vlonjate dhe e të gjithë vendit do shpartallojë thellë ekipin e bandave të “Astirit” dhe horrave të Rilindjes, do rikthehem në fushën e tyre për të luajtur së bashku vetëm për fitoren e Vlorës dhe të Shqipërisë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img