Hapësire reklamuese

Politikë

Vizitë dy ditore, Tirana do të presë liderët e Ballkanit Perëndimor

Shkruar nga Newsbomb
Vizitë dy ditore, Tirana do të presë liderët e Ballkanit

Më 28 dhe 29 shkurt në Tiranë do të zhvillohet një takim mes liderëve të Ballkanit Perëndimor, ku pritet të diskutohen një sërë çështjesh.

Ditën e djeshme është zhvilluar tryeza ministrore e përfaqësuesve nga Ballkani Perëndimor për fushën e integrimit evropian, ku edhe është njoftuar takimi që do mbahet në Tiranë.

Liderët e Ballkanit do të diskutojnë për intensifikimin e përpjekjeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së, krijimin e themeleve për hapat e ardhshëm në zbatimin e Planit të Rritjes dhe avancimit të bashkëpunimit dhe ndërveprimit me Komisionin Evropian.

“Tema të diskutimit ishin përfitimet nga Plani i Rritjes dhe perspektiva e rrugës së integrimit në BE, forcimi i integrimit ekonomik me Tregun Unik të BE-së, si dhe mbështetja e përshpejtimi i reformave kyçe. Ky ishte një takim përgatitor, në pritje të takimit të radhës të liderëve, të planifikuar në Tiranë në datat 28 dhe 29 shkurt, në ndjekje të objektivave për intensifikimin e përpjekjeve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt BE-së, krijimin e themeleve për hapat e ardhshëm në zbatimin e Planit të Rritjes dhe avancimit të bashkëpunimit dhe ndërveprimit me Komisionin Evropian.

Kujtojmë se Komisioni Evropian, në nëntor 2023, propozoi një Plan të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, i cili synon të zgjerojë përfitimet e Tregut Unik të Bashkimit Evropian në rajon përpara anëtarësimit formal, me synim kontributin pozitiv në rritjen ekonomike dhe përshpejtimin e konvergjencës socio-ekonomike me BE-në”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare “Integrimi Evropian i Kosovës”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese