Hapësire reklamuese

Rajoni

Vizitat në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor, Mogherini anulon njërën prej tyre

Shkruar nga Newsbomb

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, ka anuluar sot vizitën në Bosnje-Hercegovinë, konfirmoi përfaqësuesi special i BE-së në këtë vend.

Siç transmeton Shërbimi i Ballkanit i radios ”Evropa e Lirë”, Mogherini është dashur të anulojë vizitën për shkak të kushteve të këqija të motit, mëngjesin e sotëm në Sarajevë.

Mogherini theksoi se shpreson ta realizojë atë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Mogherini sot në Sarajevë duhej të takohej me presidencën tripalëshe boshnjake, Mlladen Ivaniç, Dragan Çoviç dhe Bakir Izetbegoviç.

Ajo ka qëndruar në Malin e Zi, ndërsa pritet të vizitojë edhe Maqedoninë, Serbinë, Shqipërinë dhe Kosovën.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu