Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me disa foto nga mikpritjes vëllazërore në Ankara, Turqi, ku u takua me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.
“MIRËMËNGJES dhe me fotoalbumin e mikpritjes vëllazërore në Ankara, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në postimin e tij në rrjetet sociale.
Rama është pritur me ceremoni të lartë shtetërore nga presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. Nga pamjet e publikuara u pa teksa makina me të cilën kreu i qeverisë shqiptare po udhëtonte u shoqërua nga kuajt deri në hyrjen e Presidencës, aty ku dhe Erdogan ishte duke e pritur.
Gjatë këtij takimi Shqipëria dhe Turqia nënshkruan në Ankara marrëveshjet dhe memorandumet për përforcimin e bashkëpunimit të dy vendeve.
Foto nga nenshkrimi i marreveshjeve
Marrëveshjet e nëshkruara mes Shqipërisë dhe Turqisë janë:
-
- Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve -Klimatike të Republikës së Turqisë për bashkëpunim ne fushën e mjedisit.
- Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Pyjeve të Republikës së Turqisë për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe zonave të mbrojtura.
- Marrëveshje ndërmjet KM të RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë mbi statusin e zyrës së koordinimit të programit TIKA Tirana.
- Marrëveshje kuadër ushtarake ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.
- Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë në Fushat e Medias dhe Komunikimit për komunikimin dhe informimin publik.
- Protokoll Bashkëpunimi midis Korporatës Turke të Radio Televizionit dhe Radio Televizionit Shqiptar