Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
18 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Vizita në Turqi, Klosi: Një ekip do të vijë në Shqipëri për të investuar. Ja cilët ministra e shoqërojnë Edi Ramën në Ankara

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ministri i Turizmit Blendi Klosi, nga Turqia ka thënë se në fillim të muajit korrik një delegacion i homologut të tij Mehmet Nuri Ersoy, do të vijë në Shqipëri dhe do të shikojë mundësinë për investime.

“Shkëmbimi më i ngushtë i institucioneve tona, konkretisht Agjencisë Kombëtare të Turizmit dhe Promovimit të turizmit turk është një nga pikat e negociuara, të debatuara dhe të diskutuara dhe të dakordësuar për të pasur mundësi që Shqipëria të marrë mbështetje nga një institucion i rëndësishëm i promovimit të turizmit në botë për të qenë pjesë e programit të përbashkët, për të marrë eksperiencë.

Ajo që duhet të ecim me shpejtësi të madhe, një problem i madh që kemi në Shqipëri sot është Akademia e përgatitjes së atyre që shërbejnë në fushën e turizmit dhe folëm gjatë me ministrin turk për të marrë një eksperiencë për menaxhimin e shkollave të formimit profesional, të cilat lënë shumë për të dëshiruar në Shqipëri në kuadër të kapacitetit.

Besoj që eksperienca turke, mënyra si menaxhohet prej vitesh në Turqi, përgatitja e brezit të ri është shumë e rëndësishme ishte një nga pikat që zgjati më shumë në diskutimet me kolegun Ersoy”, është shprehur Klosi për News 24. AI ka thënë se nesër delegacioni do të rikthehet në Tiranë.

Por kush e shoqëron tjetër kryeministrin Edi Rama në Ankara? Newsbomb.al mëson se kreu i Qeverisë shqiptare shoqërohet nga ministrat Blendi Klosi, Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, Arben Ahmetaj, Evis Kushi, Elva Margariti dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Pjesë e diskutimeve mes dy palëve janë dhe ecuria e marrëveshjeve të firmosura muaj më parë në Turqi, mes Ramës dhe Erdogan si dhe ministrave përgjegjës.

Më shumë

spot_img
spot_img