Tirana
light rain
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
94 %
1.5kmh
75 %
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
24 °
Sht
24 °
E martë, 30 Maj, 2023

Vizita në Shkup, ministrja Xhaçka merr pjesë në punimet e Ministerialit SHBA-Karta e Adriatikut

Lajme të ngjashëm

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, gjatë vizitës zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ka marrë pjesë dhe në punimet e Ministerialit SHBA-Karta e Adriatikut (A5). Është vetë shefja e diplomacisë shqiptare që jep lajmin, teksa ndodhet në Shkup në një vizitë zyrtare.

“Shkup, në Ministerialin SHBA- Karta e Adriatikut. Diskutime konstruktive për trajtimin e sfidave të përbashkëta për sigurinë rajonale. Vlerësova ndikimin e A5 në stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal dhe ritheksova se Kosova duhet të bëhet pjesë e Kartës”, shkruan Xhaçka.

Sipas ministres së Jashtme, Karta SHBA-Adriatik (A5) i ka shërbyer procesit të integrimit euroatlantik dhe forcimit të bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë, teksa nënvizoi nevojën për rritjen e mëtejshme të këtij bashkëpunimi, veçanërisht në situatën aktuale të rajonit pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.

“Shqipëria mund të kontribuojë në diversifikimin e furnizuesve të energjisë në rajon dhe në Evropë duke sjellë një kontribut të rëndësishëm në çlirimin e saj nga varësia e Rusisë. Jemi të bindur plotësisht se rruga e integrimit euroatlantik është rruga e duhur për Ballkanin Perëndimor.

Integrimi evropian është veçanërisht i rëndësishëm për demokratizimin e mëtejshëm, konsolidimin e institucioneve dhe veçanërisht forcimin e shtetit të së drejtës. Këto, si dhe respektimi i plotë i të drejtave të njeriut dhe të pakicave, janë vlera themelore që Shqipëria mbetet e vendosur për t’i ruajtur dhe mbrojtur”, është shprehur ndër të tjera Olta Xhaçka.

 


Më shumë