Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Vizita në Maqedoni, Papa Françesku përulet para përmendores së Nënë Terezës

Shkruar nga Newsbomb

Kreu i Kishës Katolike, Papa Françesku ndodhet sot në Maqedoninë e Veriut.

Pas takimit me krerët shtetëror dhe korin diplomatik në Vodno, Papa ka vizituar shtëpinë përkujtimore të Nënë Terezës.

Ai është përulur para përmendores së Nënë Terezës, ku edhe ka vendosur lule. Ati i Shenjtë u shoqërua nga katër motra të nderit, të cilat i takojnë rendit të themeluar nga Nënë Tereza.

Më pas, kreu i Kishës Katolike është drejtuar për tek sheshi “Maqedonia” ku do të mbajë liturgji.

 Siç shihet nga pamjet Papa po parakalon mes turmës ku janë të pranishëm mijëra njerëz.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll