Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Vizita në Kosovë, Rama takon Kadri Veselin, i akuzuar bashkë me Thaçin nga Prokuroria Speciale

Shkruar nga Newsbomb
Vizita në Kosovë, Rama takon Kadri Veselin, i akuzuar bashkë me
Kryeministri Rama - ish kryeparlamentari Veseli

Kryeministri Edi Rama takon ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, i akuzuar bashkë me presidentin Hashim Thaçi nga Prokuroria Speciale për krime kundër njerëzimit.

Më herët kryeministri është takuar me kreun e Nismës Fatmir Limaj, më pas me kryetaren e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, me kryeministrin Hoti e kreun e Vetëvendosjes Albin Kurti.

Kryeministrin Rama e shoqëron ministri në detyrë për Punët e Jashtme, Gent Cakaj dhe këshilltari i tij Endri Fuga. Takimet që po zhvillon kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama në Kosovë, vijnë si rezultat i aktualitetit politik në vendin fqinj.

Kreu i Nismës Limaj është shprehur pas takimit me Ramën se të dy kanë rënë dakord që drejtuesit e institucioneve në Kosovë duhet të tregojnë̈ lidership të vërtetë në këto rrethana në të cilat po kalon vendi. Në fund të radhës së këtyre takimeve, kryeministri Rama pritet të takojë dhe presidentin Hashim Thaçi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll