Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Vizita në Beograd, kryeministri rus kërkon bashkëpunim ekonomik me Serbinë

Shkruar nga Newsbomb
Kryeministri rus Dmitry Medvedev ne fjalimin e tij ne parlamentin serb

Kryeministri rus, Dmitry Medvedev, ka vizituar ditën e djeshme Beogradin ku dhe ka marrë pjesë në paradën e ushtrisë serbe.

Ai gjithashtu i është drejtuar edhe me një fjalim Parlamentit serb në një seancë solemne.

Në fjalimin e tij Medvedev tha se pret që kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic të nënshkruajë një marrëveshje të tregtisë së lirë me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik të udhëhequr nga Rusia.

Marrëveshja sipas kryeministrit rus do të nënshkruhej në momentin kur është parashikuar që Brnabic të vizitojë Moskën më 25 tetor.

Kryeministri Medvedev ka vizituar Serbinë për të shënuar 75 vjetorin e çlirimit të Beogradit nga Lufta e Dytë Botërore.

 Ai u takua me zyrtarë të lartë serbë, përfshirë edhe me kryeministren Brnabic dhe presidentin serb Aleksandar Vuçiç.

Sondazh

Poll