Hapësire reklamuese

Politikë

Vizita e zyrtares së DASH një ditë para Kuvendit, Berisha: Loja me kukulla nuk është serioze dhe nuk funksionon në Shqipëri

Shkruar nga Newsbomb
Vizita e zyrtares së DASH një ditë para Kuvendit, Berisha: Loja

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për shtyp këtë të martë tha se deputetët që munguan në Kuvendin Kombëtar të PD, përjashtuan veten, pasi e kishin ftesën.

I pyetur për takimet e zyrtares së DASH Karen Donfried në Tiranë, Berisha tha se: “përpjekja e të majtës shqiptare dhe e SHBA-ve nuk cakton kryetarin e udhëheqjen e forcës demokratike në vend”.

Pyetje: Në kuvend munguan 35 deputetë?

Berisha: Të gjithë ata që munguan, përjashtuan veten. Ishte një vendim i tyre, jo i instancave të PD. Në një forcë politike që votojnë 40 mijë anëtarë ëshrtë forcë e proporcioneve të mëdha dhe e bashkimit. Unë si deputetet gjykohem në raport me anëtarësinë. Secili bën zgjedhjen e vet.

Pyetje: A mund të bëni publik numrin e votuesve, bazuar te aplikacioni?

Berisha: Aplikacioni ishte një eksperiment. Ka një listë të vitit 2021 që është me 75 mijë anëtarë por edhe ajo është e pasaktë. Detyrë themelore e PD tani është takimi me korpusin tjetër që është i shtrirë nga themelimi i partisë deri më sot. Në cdo zgjedhje është publikuar në medie numri i votuesve edhe sipas kandidatit.

Pyetje: Zyrtarja e DASH u takua me Alibeajn, Tabakun dhe asnjë takim me anëtarët e Komisionit të Rithemelimit dhe as me ju. Mendoni se qëndrimet e SHBA ndaj jush janë një axhendë e ambasadores së SHBA në Tiranë?

Berisha: Lidhur me këtë po të kthehemi bashkë në dhjetor, Escobar takoi Lulzim Bashën dhe jo vetëm kaq, po fiksoi dhe një takim në Washington me të. Kësaj here erdhën takuan pasardhësin e Bashës.

Loja me kukulla nuk është serioze dhe nuk funksionon në Shqipëri. Përpjekja e së majtës shqiptare dhe e majtës së SHBA nuk do mund t’i caktojnë kryetarin e udhëheqjen e forcës demokratike në Shqipëri. Kjo nuk mund të ndodhë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll