Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
17 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Vizita e Ramës në Turqi, flet Ngjela: Shkoi atje për t’i krehur bishtin Erdoganit, për interesat e tij jo të shqiptarëve, siç shkoi Enver Hoxha në Kinë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d02d142fdd2e9970340fc1d6baeda9ed

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka komentuar vizitën e kryeministrit të Shqipërisë në Turqi, ditën e sotme. Ngjela tha se kjo vizitë e Ramës është diçka boshe për Shqipërinë, pa vlera, por ka rëndësi personale vetëm për Ramën.

Duke folur në “open” ai e krahasoi këtë vizitë me vizitën e dikurshme të diktatorit Enver Hoxha në Kinë. Sipas Ngjelës, marrëveshjet e nënshkruara nuk janë asgjë.

Ngjela: Vizita e Ramës në Turqi është si vajtja e Enver Hoxhës në Kinë. Që do të thotë që është në faliment, dhe shkon në vende jo evropiane. E dyta, unë nuk e dëgjova të gjithë, por më bëri përshtypje që nënshkruan për restaurimin e xhamisë së Plumbit në Shkodër. Këto janë budalliqe, Rama shkoi atje se është në hall.

Vasili: Çfarë halli?

Ngjela: Halli është reforma antikorrupsion që i ka futur të gjithë në hall. E çfarë do i bëj Erdogani këtij. Jo një spital e jo ca pallate, është no-sens politik. Është nivel i dobët nga ana e kryeministrit. Prandaj le ta presim dhe të shohim se si do zhvillohen ngjarjet. Nuk e di se si do ta presi këtë takim Europa dhe Uashingtoni. Investimi më i madh është xhamia e Plumbit. Ky kërkon ndihmë nga Erdogani sepse është në hall. Kërkon të godasë investimet në shkolla të Gylenit, që deri tani e ka mbrojtur. Erdogan është tiran islamik, kaq. Ia ka marrë frymën atyre atje me budalliqet e tij. Kam kolegë të mi atje që më thonë.

Vasili: Ka nënshkruar Deklaratën për Krijimin e Këshillit për Bashkëpunim të Nivelit të Lartë.

Ngjela: E çfarë pastaj? Çfarë është kjo?! Kuptohet që ka shkuar t’i krehi bishtin Erdoganit. Një shkollë turke, një xhami dhe budalliqe të tjera.

Vasili: Po nuk është një shkollë turke, por një universitet, një nga më të mirat.

Ngjela: Nuk është ndonjë marrëveshje për interesin shqiptar, por për interesin e Ramës. Ashtu siç vajti Enver Hoxha në Kinë, për interes të tij dhe jo të Shqipërisë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img