Tirana
clear sky
35.5 ° C
35.5 °
35.5 °
28 %
4.1kmh
0 %
Enj
34 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Vizita e Ramës në Turqi dhe Greqi, flet gazetari: Nëse ka ndonjë idiot apo debil në Shqipëri që mendon se Rama do i uli në tryezë…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8768b55700c77471b3df84df449ba325

Vizita e Ramës në Turqi dhe Greqi ka bërë shumë bujë në mediat e këtyre dy vendeve dhe sigurisht në mediat tona.

Mbetet temë diskutimi edhe pse ka ditë që vizitat kanë mbaruar, pasi u ra dakord që dy ministrat e Jashtëm turkl dhe grek, do të takohen në 25 janar në Stamboll.

Disa mendojnë se Rama ka luajtur rolin e ndërmjetësit apo negociatorit, disa mendojnë se ka bërë rolin e lajmësit ndërsa gazetari Arjan Çani ka thënë sot në “open” se nuk është asnjë nga këto të dyja.

Çani tha se Ramës i pëlqen të lëvizë dhe të jetë në qendër të vëmendjes, për propagandën e vet personale, dhe nuk ka si qëllim të bashkojë dy shtetet si Turqia dhe Greqia.

Çani: Rama më shumë se sa “messenger”, pra lajmës, ka bërë diçka tjetër me këto vizitat në Ankara dhe Athinë. Rama nuk ka në thelb të arrijë një qëllim me këto takime, pra të rregullojë diçka me Turqinë dhe Greqinë. Rama mjafton të jetë protagonist, të lëvizi të jetë në qendër të vëmendjes, të jetë protagonist. Është mjeshhtër i PR (Public Relation-Marrëdhënie me Publikun). Nëse ka ndonjë idiot apo debil në Shqipëri, që mendon se Turqia dhe Greqia kanë në thelb qëllimin për t’u ulur në tavolinë se i bashkon Rama, atëherë kjo është tjetër gjë. Nuk ka shanse që ato t’i japin duart njëra-tjetrës vetëm se ka ndërmjetësuar Rama, dhe ata do zgjidhin mosmarrëveshjet shekullore. Shihni çfarë po bën me vaksinën, shkoi te stadiumi, e bëri ndër të parët vaksinën, hoqi këmishën atje. Ai do që njerëzit ta besojnë atë, njerëzit kanë frikë dhe ai u thotë: Ja ua solla vaksinën. Pra gjërat e brendshme i zgjidh nuk i kam gjë fare, madje mund të zgjidh dhe ato të jashtme.   

Më shumë

spot_img
spot_img