Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
44 %
1kmh
40 %
Enj
13 °
Pre
11 °
Sht
10 °
Die
7 °
Hën
7 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

Vizita e Presidentit Begaj në Vatikan, mediat vendase zbulojnë dhuratat dhe çfarë u diskutua me Papa Françeskun

spot_img

Lajme të ngjashëm

“Ishte një bisedë që zgjati rreth 35 minuta mes Papa Françeskut dhe presidentit shqiptar Bajram Begaj, i zgjedhur qershorin e kaluar dhe në vizitën e tij të parë në Vatikan. Një takim i përzemërt, i cili më pas vazhdoi në Sekretariatin e Shtetit, ku u diskutua edhe për integrimin europian të vendit.”

Kështu e hap shkrimin e saj ACI Stampa për vizitën e presidentit shqiptar Bajram Begaj në Selinë e Shenjtë në Vatikan. Referuar shkrimit, takimi i Begajt me Papa Françeskun filloi në orën 9.50 dhe përfundoi në orën 10.25, të kësaj të premteje.

Papa Françesku i ka dhuruar një majolikë që përshkruan një statujë të Shën Pjetrit duke dhënë një bekim me kupolën e Bazilikës së Shën Pjetrit në sfond, vëllimet e dokumenteve papale, mesazhin për Ditën Botërore të Paqes 2022, dokumentin mbi Vëllazërinë Njerëzore dhe libri mbi Statio Orbis i 27 marsit 2020.

Ndërkohë, presidenti shqiptar dhuroi një mozaik prej kashte dhe që përshkruan një grua me rroba tradicionale shqiptare, një riprodhim bronzi të Darkës së Fundit dhe një kopje fotostatike të “STATUTA ET ORDINATIONES CAPITULI ECCLESIAE CATHEDRALIS DRIVASTIENSIS “, katedrales së dioqezës së lashtë. Drivasto ose fshati Drisht ekziston që nga viti 1089 dhe që ishte gjithashtu nën dominimin e Venedikut, përpara se të bëhej osman, duke sinjalizuar gjithashtu një prani të lashtë të krishterë.

Në bisedimet në Sekretariatin e Shtetit, thuhet në një njoftim të Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, “u shpreh vlerësimi për marrëdhëniet e mira ekzistuese dypalëshe dhe synimi për të zhvilluar më tej bashkëpunimin në sektorë me interes të përbashkët”.

“Më tej – vijon deklarata – u theksua kontributi pozitiv i komunitetit katolik në shoqërinë shqiptare”.

Më pas, “u fokusuam në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe në disa çështje rajonale dhe ndërkombëtare, përfshirë luftën në Ukrainë dhe ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor”.

Më shumë


spot_img









spot_img