Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
0.5kmh
0 %
Hën
20 °
Mar
20 °
Mër
16 °
Enj
20 °
Pre
21 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Vizita e presidentes së KE në Shqipëri, Von der Leyen mbërrin nesër në Tiranë: Takim me Ramën dhe Metën

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, do të vizitojnë nesër Shqipërinë. Lajmin e jep faqa zyrtare e Komisionit Europian, duke treguar dhe vizitën në shtete e tjera që Von der Leyen do të bëjë.

“Para mbajtjes së samitit BE-Ballkani Perëndimor, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen do të jetë në Ballkanin Perëndimor nga e marta deri të enjten, për të vizituar Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën, Malin e Zi, Serbinë dhe Bosnje Hercegovinën”, njofton Komisioni Europian.

Pak më parë, ka reaguar dhe ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili thotë se mezi e pret në Tiranë shefen e KE-së.

Mezi pres të mirëpres Presidenten Ursula von der Leyen! Përpara Samitit BE-ËB6 më 6 tetor, Presidentja do të vizitojë rajonin këtë javë, duke filluar udhëtimin e saj nga Tirana nesër në mëngjes. Ajo do të pritet nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta.

Më pas, ajo do të marrë pjesë, së bashku me Kryeministrin, në përurimin e “Shkollës Korb Muça dhe Kopshtit Europa”, të cilat janë ndërtuar me fondet e BE -së në kuadër të  programit #EU4Schools pas tërmetit shkatërrues të Nëntorit 2019″, shkruan Soreca.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img