Hapësire reklamuese

Politikë

Vizita e parë zyrtare në Kosovë, reagon LDK: Presidenti Bajram Begaj refuzoi të na takonte në seli  

Shkruar nga Newsbomb
Vizita e parë zyrtare në Kosovë, reagon LDK: Presidenti

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka deklaruar se presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka refuzuar që të zhvillojë një takim me drejtues të kësaj partie. Lajmi është bërë me dije nga burime të LDK.

“Lidhja Demokratike e Kosovës shprehë keqardhje për mosrealizimin e takimit zyrtar me Presidentin e ri të Shqipërisë, shkëlqesinë e tij Bajram Begaj; me rastin e vizitës së tij të parë në Kosovë. Për dallim nga krerët institucional paraprak të Shqipërisë, Presidentët e shkuar, Kryeministrin e tanishëm, e të tjerë kryeministra paraprak, Presidenti Begaj ka refuzuar të takojë LDK-në në selinë qëndrore të saj”, thuhet në përgjigje.

Në reagimin e saj, LDK e quan të pazakontë reefuzimin e Begajt për t’u takuar me drejtues të kësaj force politike në selinë e tyre.

“Ndonëse nuk e kuptojmë refuzimin e tillë dhe shprehim njëkohësisht habinë për një qasje të pazakontë, konsiderojmë si mundësi të humbur takimin me Presidentin Begaj; të cilit i urojmë suksese në përfaqësimin më dinjitoz të Republikës së Shqipërisë. LDK ka selinë e vet dhe ajo mbetet e hapur për çdo zyrtar të shtetit shqiptar, siç ka qenë përherë”, thuhet më tej.

Kujtojmë se presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, mbërriti ditën e djeshme në Kosovë ku po zhvillon vizitën e tij të parë zyrtare jashtë vendit, që prej marrjees së detyrës.

Begaj është pritur dje nga homologia Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, kryetari i kuvendit Glauk Konjufca, ndërkohë sot është takuar në ambientet e Kuvendit me drejtuesit e PDK-së dhe AAK-së.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll