Hapësire reklamuese

Politikë

Vizita e Blinken në Tiranë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë: Shqipëria, faktor kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Shkruar nga Newsbomb
Vizita e Blinken në Tiranë, zëdhënësi i
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller ka dhënë detaje lidhur me vizitën e Antony Blinken në Tiranë, Në një konferencë për mediat, ai theksoi se ky do të jetë udhëtimi i parë i Sekretarit në Shqipëri dhe gjatë kohës së qendrimit atje, do të riafirmojë marrëdhëniet e ngushta të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë. Miller e etiketoi Shqipërinë si partner kyç për stabilitetin dhe përparimin në Ballkanin Perëndimor si dhe një zë i fortë i mbrojtjes së Ukrainës. “Do ta filloj me disa komente hyrëse për udhëtimin. Sekretari Blinken do të udhëtojë nesër për në Tiranë, Shqipëri dhe Mynih Gjermani. Ky do të jetë udhëtimi i parë i Sekretarit në Shqipëri dhe gjatë kohës së qendrimit atje, do të riafirmojë marrëdhëniet e ngushta të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë. Shqipëria ka qenë një zë i fortë në mbështetjen e mbrojtjes së pavarësisë së Ukrainës dhe lirisë kundër agresionit të tmerrshëm të Rusisë. Shqipëria ka qenë një lider kryesor gjatë presidencës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe si presidente e OSBE në 2020 por edhe një faktor kyç për stabilitetin dhe progresin në Ballkanin Perëndimor.” deklaroi Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Matthew Miller. Edhe Yuri Kim, zëvendës ndihmës sekretarja kryesore për Çështjet Evropiane, ka dhënë detaje nga vizita zyrtare e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Tiranë. “Vizita vjen si fillimi i 100 viteve të dyta të marrëdhënieve me Shqipërinë e SHBA-së, vjen në një kohë kur duam të shkojmë dhe të falënderojmë kryeministrin Rama dhe Shqipërinë që ka qenë bashkëpunëtorja jonë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga viti 2000. Gjithashtu duam të theksojmë, bashkëpunimin e madh që ka pasur Shqipëria me ne për afganët, dhe shqiptarët kanë vazhduar traditën e tyre historike për të strehuar të huajt. Do të takojmë Presidentin Begaj dhe më pas do të ketë një takim me kryeministrin, kjo nuk është domosdoshmërish në kronologji, por do të ketë një takim dypalësh me kryeministrin. Ai do të ketë një takim të bukur me njerëz që kanë kaluar nëpër programe të ndryshme shkëmbimi tek Piramida e Tiranës, një investim shqiptaro-amerikan”, tha Kim. Kujtojmë se Blinken mbërrin në Tiranë më 15 shkurt dhe do të pritet nga ministri i Jashtëm Igli Hasani në aeroportin “Nënë Tereza”. Gjithashtu ai pritet të vizitojë kreun e SPAK, Altin Dumanin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese